Kush është pretendenti për fronin e Elizesë dhe dashuria e tij e veçantë me mësuesen 25 vite më të madhe

Zonja e Parë e Francës mund të ketë moshën e një gjysheje. Ajo është bashkëshortja e kandidatit për President Emmanuel Macron, i cili sipas sondazheve parashikohet të drejtojë vendin.

Brigitte Trogneux, tani 64 vjeç, ka qenë mësuesja e Macron, 39 vjeç, kur ai ishte adoleshent.

Zonja Trogneux natën e kaluar qëndroi pranë bashkëshortit të saj duke gëzuar pasi ky i fundit doli para ndaj kundërshtares së tij Marine Le Pen të Frontit Kombëtar, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, shkruan Mail Online.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brigitte është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti dhe në një intervistë të dhënë për Match de Paris pati pohuar se Macron i kishte premtuar martesë që kur ky ishte 17 vjeçar dhe nxënës në gjimnaz. “Ai i bëri ballë të gjitha kundërshtimeve të mia, Nuk ishte një adoleshent si të tjerët, sillej si të rriturit,” tha Trogneux.

Swiss Digital Mobile Reklama

Afrimiteti mes tyre filloi kur Macron mori pjesë në një nga pjesët teatrale të Trogneux. Macron, si i apasionuar pas letërsisë dhe që donte të bëhej shkrimtar, ishte anëtar i klubit teatral. Ai më vonë u zhvendos në Paris për vitin e tij të fundit të gjimnazit, dhe shpenzonte orë e orë të tëra në telefon me mësuesen e tij.

Vlerësimi i Macron për Trogneux është shumë i madh sa në një intervistë ai tha: “Prej saj jam personi që jam sot, nëse unë zgjidhem President, më falni nëse ne zgjidhemi, ajo do të jetë aty do të ketë rolin e saj”.

Mr Macron had told how he spent hours and hours on the phone to his future wife after moving to Paris for his last year of high school

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?