Kush është Starmet, lideri i sapozgjedhur i opozitës në Britani me titullin “Sir”

Sir Keir Starmer është zgjedhur të zëvendësojë Jeremy Corbyn, si drejtuesi i partisë kryesore të opozitës në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretari i Brexit ka siguruar 56.2% të raundit të parë të votimit, që është e mjaftueshme për të lënë rivalët e tij, Rebecca Long-Bailey dhe Lisa Nandy, jashtë garës.

Në një deklaratë, Starmer tha se ishte “nderi dhe privilegji i jetës sime” që u zgjodh, dhe premtoi se do ta çojë partinë në një “epokë të re, me besim dhe shpresë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kush është Sir Keir Starmer?

Swiss Digital Mobile Reklama

Në jetën e tij para politikës, 57-vjeçari punoi si avokat mbrojtës për çështjet e të drejtave të njeriut, përpara se të bëhej drejtor i Prokurorive Publike të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës.

Ai e mbajti rolin deri në 2013 dhe u dha një kalorësi një vit më vonë për shërbimet ndaj ligjit dhe drejtësisë penale – prandaj dhe mban titullin ‘Sir’.

Starmer bëri hyrjen e tij në politikë pak kohë më vonë dhe u zgjodh për të përfaqësuar zonën elektorale në Londër të Holborn dhe St Pancras në 2015.

Një vit më vonë, pasi Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga Bashkimi Evropian, ai u emërua sekretar i vendit për Brexit.

Burimi: Euronews – SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?