Kush është Tim Waltz, kandidati për zv.president i Amerikës?

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris njoftoi dje se ka zgjedhur si zëvendës të saj Guvernatorin e Minesotës, Tim Walz.

Por kush Tim Walz?

Përpara se të bëhej guvernator në vitin 2019, Tim shërbeu 12 vjet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Ai është ish-mësues i shkollës së mesme.

Si guvernator, Walz është bërë popullor në mesin e demokratëve përparimtarë falë disa politikave konkrete që ka nënshkruar.

Ndër të tjera, shteti ka rikthyer të drejtën e votës për personat me precedentë penalë dhe ka legalizuar përdorimin rekreativ të kanabisit. Minesota gjithashtu garanton mëngjes dhe drekë falas për nxënësit e shkollës.

Abortin gjithashtu është i lejuar. Gjithçka është firmosur prej tij.

Waltz ka folur hapur pse temat e shënderit riprodhuese janë të rëndësishme për të.

“Gwen dhe unë kemi dy fëmijë të bukur për shkak të kujdesit shëndetësor riprodhues si IVF,” shkroi ai në Facebook në fillim të këtij viti.

“Kjo çështje është thellësisht personale për familjen tonë dhe shumë të tjerë.”

SHKARKO APP