Kush janë 24 vendet më të papërgatitura për një pandemi, nëse koronavirus shpallet një e tillë
Në një raport të vitit 2019, studiuesit nga “Nisma për Kërcënimin Bërthamor”, “Qendra John Hopkins për Sigurinë e Shëndetit” dhe “Njësia e Inteligjencës Ekonomiste” krijuan një Indeks Global të Sigurisë Shëndetësore për të vlerësuar sigurinë shëndetësore të 195 vendeve. Raporti ilustron sesa i përgatitur është një vend nëse ndodh një shpërthim sëmundjeje infektive, sikurse koronavirusi. Edhe pse asnjë shtet nuk mund të jetë i përgatitur në mënyrë perfekte, fatkeqësisht, disa vende mund të jenë edhe më të rrezikuara se të tjerët.
Në listën e 24 vendeve më të rrezikuara në rast pandemie janë:
- Dominika
- Algjeria
- Republika e Kongos
- Djibouti
- Venezuela
- Burundi
- Eritrea
- Palau
- Sudan i Jugut
- Tuvalu
- Nauru
- Ishujt Solomon
- Niue
- Ishujt Kuk
- Gabon
- Guinea-Bisao
- Siria
- Kiribati
- Jemeni
- Ishujt Marshall
- Sao Tome
- Korea e Veriut
- Somalia
- Guinea Ekuadoriale
Burimi: Business Insider – SCAN