Kush janë krerët e Hamasit dhe ku strehohen ata? Nga Turqia, në Katar dhe Liban

Ata që mbetën në “kafaz” dhe sfiduan bombat shihen me një sy tjetër, krahasuar me “politikanët” e strehuar jashtë vendit. Mediat arabe raportuan pasditen e sotme lajmin për vrasjen e dy anëtarëve të “byrosë politike”, Jawad Shammala dhe Zakaria Abu Amar.

Në terren udhëheqja është në duart e Mohammed Deif, kreu i Brigadave Ezzedine al Qassam. Pasi u shpëtoi një serie atentateve të pafundme, ai është shndërruar në një hije që drejton luftëtarët. Betejat e përsëritura i kanë mësuar milicët e tij se si të rrisin masat e sigurisë rreth tij, duke e ditur se Shin Bet (shërbimi ushtarak izraelit) i premton ar kujtdo që mund të tregojë vendstrehimin e tij.

Situatë e ndryshme është për Yahya Sinwar, liderin politik i cili mbeti në Gaza. Izraelitët e kanë përfshirë në listën e më të kërkuarve prej disa kohësh, por shërbimet sekrete egjiptiane në të kaluarën i kanë kërkuar Jerusalemit “të mos e prekin” si bashkëbisedues në çdo negociatë. Nuk e dimë nëse ky rregull zbatohet ende. Në teori, liderët e lartë të mirëpritur në Katar, janë më të sigurt. Doha është shtëpia e dy emrave të rëndësishëm si Haniyeh dhe Khalil al Hayya. Nga Katari, ata zhvillojnë takime negociata. Ata lëvizin lirshëm në Iran.

Eksponentët që rrinë në Liban dhe zonën përreth, kanë më pak garanci. Mbi të gjitha Saleh al Arouri, një figurë me rol ushtarak dhe politik, shumë i pranishëm në skenë. Jerusalemi e ka në shënjestër, ka lëshuar paralajmërime që kanë provokuar kërcënime nga lëvizja në rast se goditet.

Në dy vitet e fundit inteligjenca turke njoftoi kapjen e spiunëve të Mosadit, shpesh palestinezë, të ngarkuar me monitorimin e komunitetit ekstremist. Në verë Turqia dyshohet se çmontoi një rrjet “fantazmë” prej 56 elementësh, të pajisur me mjete teknologjike dhe të drejtuar nga izraelitët.

SHKARKO APP