Kushtet në kamp, fëmijët refugjatë duan të vetëvriten
Shumë fëmijë të refugjatëve që jetojnë në kampin famëkeq të Morias në ishullin grek të Lesvos, duan të vrasin veten. Kjo situatë dramatike dhe thirrje urgjente për ndërhyrje, ka marrë vëmendje të madhe mediatike. Kampi në ishullin Samos është ndërtuar për të mbajtur vetëm 680 vetë por që numërohen mbi 8000 refugjatë dhe emigrantë, fakt që ka bërë që tashmë banorët e ishullit të mos t’i ndihmojnë më ata dhe të kërkojnë prej organeve lokale largimin e tyre.
”Realisht ky kamp është një qytet i dytë. Kur në 2015 filloi kriza me Sirianet, banoret ndihmonin, por tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi është zvogëluar numri i Sirianeve dhe është rritur numri i atyre që vijnë nga Afrika apo vendeve ku nuk ka lufta”,-tha Georgios Dionisiou zv.kryetar bashkie. Sipas të dhënëva nga OKB numri i refugjatëve që kanë hyrë në Greqi këtë vit ka shkuar në rreth 69000 vetë, ndërsa në Itali kanë hyrë vetëm 1500.
Ajo që tronditi opinionin publik në reportazhet nga kampet e tmerrit ishte fakti se dëshira për vetëvrasje shihet në shumicën e mbi 7000 fëmijëve të cilët kanë përjetuar tmerret e konflikteve të armatosura nga zonat ku vijnë si Siria, Afganistani apo vende të tjera. Qeveria greke është tepër e shqetësuar nga përshkallëzimi i krizës migratore, ndërkohë që ndodhet në kulmin e konflikteve me Turqinë sa i përket pretendimeve të Ankarasë për ZEE në juglindje të Kretës.