Kushti i Trump për shtatzëninë e Melania-s: “Po u ktheve në formë”
Një libër i ri kushtuar jetës së Melania-s në krah të Donald Trump-it tregon se presidenti aktual i SHBA-ve kishte frikë se shtatzënia do t’i prishte trupin gruas. Sipas librit “Brenda martesës Trump: Barra e Melanias”, Donald Trump mendonte se Melania nuk ishte më si në fillimet e marrëdhënies së tyre.
“Gjashtë muaj pas martese, ajo mbeti shtatzënë me djalin Barron dhe gjërat ndryshuan”, shkruhet në këtë libër. “Ajo ishte 35 vjeçe, mosha që Donald Trump, siç edhe pohoi për Howard Stern-in, e quante “koha e skadencës” për gratë. Melania nuk ishtë më dhelpërushja e njomë që kishte njohur në fillim”.
Një mik i shtëpisë Trump tregon se Donald kishte pranuar që Melania të mbetej shtatzënë me kushtin që të rikthehej në linjën trupore që kishte më parë. Pra, ishte një lloj kontrate e pashkruar.
“Një vizitor i një prej shtëpive të Donald Trump-it, kujton se ky i fundit u kishte treguar se kishte rënë dakord për fëmijën me kusht që Melania të kthente format e mëparshme trupore. Ajo i premtoi se gjithçka do të kthehej ashtu siç ishte më parë”, tregon miku.
Donald Trump jo vetëm ishte shpërfillës por edhe i pavëmendshëm, shprehet ai. “Nuk e pyeste ndonjëherë: “Si je? Si ndihesh? Nuk ia hapte ndonjëherë derën, nuk kujdesej se mos ajo pengohej dhe binte. I përsëriste vazhdimisht: “Beben e deshe vetë.”
KOHA JONË SONDAZH

