Kuzhinierët e mbretëreshës angleze japin dorëheqjen

Nuk ka më (të paktën për punë orësh ose ditësh), tryeza të shtruara sipas vakteve për mbretëreshën e Anglisë. Arsyeja? Mungojnë “burimet njerëzore”. Të paktën 14 kuzhinierë dhe punonjës të kuzhinës janë larguar nga Buckingam Palace, duke dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur. Mediat angleze shkruajnë se lajmi, akoma i pakonfirmuar zyrtarisht, ka rrjedhur nga një burim sekret në brendësi të pallatit mbretëror. Të detyruar të punojnë mes Buckingam Palace dhe Balmoral dhe Kensigton, 14 nga 50 kuzhinierët e mbretëreshës nuk ia kanë dalë t’i rezistojnë punës me orare të zgjatura, e cila ishte kthyer në një problem, sidomos pas lindjes së nipit dhe mbesës, George dhe Charlotte. Dukesha e Kembrixhit, Kate, pretendonte në fakt ushqime dhe prodhime të veçanta në shtëpinë e saj. Kështu, punonjësit e kuzhinës, ishin të detyruar të shkonin sa “andej e këtej” për të kënaqur të gjithë familjen mbretërore. Ndër të tjera, duket se Elisabeth II, nuk i paguante orës shtesë që personeli ishte i detyruar të bënte për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave të familjes Windsor. Prej këtej erdhi dhe vendimi për të gjetur një punë tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?