Kuzhinieri i njohur: Trump-it dhe Kim Jong-ut do t’i jap helm

Kuzhinieri Bourdain, i njohur për transmetimet e tij edhe në CNN ka thënë që do të përgatiste një helm për Presidentin Amerikan dhe për liderin e Koresë së Veriut.

61 vjeçari Anthony Bourdain, i cili në CNN bën emisionin e famshëm “Parts Unknoë”, ka dhënë një përgjigje befasuese, kur është pyetur se çfarë do të gatuante në një takim me Presidentit Trump dhe liderit të Koresë se Veriut, Kim Jong. Ai ka thënë se do të ofrojë bimën Kukuta, që të shkakton vdekje.

Video më përgjigjen e tij u publikua javën e kaluar në portalin TMZ dhe beri buje. Gazetarët e Fox News e kanë ftuar kuzhinierin që të shpjegon përgjigjen e tij, ndërsa ai në shaka është përgjigjur: “Kam dashur të them Kelj, dhe jo Kukuta” shkruan 360 gradë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo për këtë përgjigje të pamenduar, kuzhinierit i kërcënohet përjashtimi nga CNN. Ai është i lindur në New York, ndërsa prindërit i ka francezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?