Ky është “burgu i endrrave” për të dënuarit e “Panama Papers” (FOTO LAJM)
“Panama Papers Jail” i projektuar nga francezi Alex de Stampa, është projekti i një burgu të vendosur në anije që do të lundrojë në det, ku të burgosurit do ta kenë të vështirë të arratisen.
Arkitekti nga Franca, ka menduar që në këtë godinë, të hyjnë të gjithë pjesëmarrësit në skandalin Panama Papers, kur u zbuluan shumë mashtrime monetare dhe shpëlarje parash.
Anija 350 metra e gjatë, do të ketë struktura të lartë 100 metra, e cila do të mbajë shumë të dënuar.
E ndarë në dy sektorë sipas gjinisë, burgu ka pjesën me qeli, secila nga nëntë metra katrorë, si dhe hapësirën për zhvillimin e sporteve.
Megjithëse është vlerësuar si punim i veçantë arkitektonik dhe shumë efikas, është konsideruar më shumë si anije luksoze për pushime se sa burg i të dënuarve.




KOHA JONË SONDAZH

