Ky është burgu i veçantë që e pret shqiptarin më të urryer në botë

Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli do të qëndrojë 4 muaj burg në qytetin e Bruklin.

Qelia ku do të qëndrojë është e njohur si burgu i “kollareve të bardha”, aty ku burgosen mafiozë dhe të dyshuar për terrorizëm, të cilëve u mohohet aksesi ndaj shumë shërbimeve.

Në këtë burg ndodhen afro 2000 të burgosur dhe Shkreli nuk do të ketë mundësi të përdorë internetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

34-vjeçari, ish-ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Turing, u vendos në qendër të vëmendjes për rritjen ekstreme të çmimit të një ilaçi antiparazitik, gjë që i solli nofkën e “njeriut më të urryer në Amerikë” dhe “Pharma Bro”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Urdhëri për burgosjen e tij erdhi pasi Shkreli ofroi 5,000 dollarë shpërblim në Facebook për personin i cili do t’i sillte një fije floku të ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?