Ky është gjeniu që do të marrë njëkohësisht diplomën e gjimnazit dhe universitetit

Disa njerëz e duan shkollën më shumë se të tjerët, aq sa nuk shkëputen dot nga librat dhe studimi.

I tillë është edhe rasti i një 17-vjeçari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do të marrë njësisht edhe dëftesën e gjimnazit dhe diplomën e universitetit.

Bëhet fjalë për Braxton Moral. I riu  ka marrë dëftesën nga gjimnazi në Kansas dhe më 30 maj, ai do të marrë diplomën e tij universitare nga Universiteti i Harvardit.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘’CNN’’ shkruan se prindërit e të riut e regjistruan atë në ‘’Extension School’’, kur ai ishte vetëm 11 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në intervistën për ‘’CNN’’ ai ka thënë:

Prindërit e mi po shihnin që po mërzitesha në shkollë dhe kisha nevojë për diçka frymëzuese, kështu që më regjistruan në ‘’Extension School”.’’

Adoleshenti thotë se nuk ka për t’u ndalur dhe se është duke planifikuar edhe të ndjekë fakultetin Juridik dhe aktualisht është duke shkruar edhe një libër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?