Ky shtet në Europë refuzon karantinën. Shkollat dhe baret hapur
Kur pothuajse e gjithë Europa është izoluar dhe ka marrë masa drastike në kuadër të Covid-19, Suedia po bën të kundërtën, duke mbajtur hapur shkollat, restorantet dhe baret. Madje, duke inkurajuar njerëzit që të dalin për të marrë ajër të pastër. Në Suedi ka deri tani 2229 raste dhe 41 viktima. Shtypi suedez nuk është i sigurtë që qeveria po bën gjënë e duhur në këtë situatë.
“Nuk mund të lejojmë që në Suedi të ndodhë ajo që kemi parë në Wuhan dhe Bergamo. Do të ishte bixhoz dhe do të cenonte principin themelor të shoqërisë: që çdo jetë njeriu ka vlerë”, lexohet në editorialin e kryeredaktorit të gazetës më të madhe suedeze, “Dagens Nyheter”.
Nga ana tjetër thuhet se qeveria ose duhet të marrë masa më të ashpra ose të bëjë testim të gjerë të popullsisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. A ka marrë masa Suedia? Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, u ka kërkuar njerëzve që të punojnë në shtëpi nëse munden dhe të qëndrojnë patjetër në shtëpi nëse janë mbi 70 vjeç.