Ky vend europian nuk do të izolohet më edhe nëse koronavirusi kthehet

Belgjika nuk do të rivendosë masa të rrepta të izolimit, edhe nëse kthehet një valë tjetër e koronavirusit.

Ministri i Brendshëm i Belgjikës, Pieter De Crem, deklaroi se masat e ashpra të bllokimit nënkuptonin që spitalet belge nuk duhej t’iu mohonin njerëzve kujdesin mjekësor.

“Nëse do të kishte një valë të dytë, atëherë unë mendoj se do të gjendemi në një situatë të ndryshme, përkatësisht me testime dhe gjurmime të kontakteve. Unë mendoj se që tani mund të përjashtojmë një rikthim në masat e rrepta të izolimit” tha De Crem.

Në mesin e muajit mars, Belgjika nisi izolimin, duke lejuar funksionimin vetëm të dyqaneve ushqimore dhe farmacive. Megjithatë, në muajin maj, vendi lehtësoi disa masa, duke lejuar hapjen e bizneseve.

Sakaq, Belgjika, ka qenë ndër vendet më të prekura në Evropë me 57.092 raste të infektuarish dhe 9.280 viktima nga koronavirusi.

SHKARKO APP