Ky vend torturon homoseksualët në kampe përqendrimi
Qindra meshkuj homoseksualë mbahen të mbyllur në kampe përqendrimi. Ata janë ndaluar në mënyrë ilegale dhe mbahen të burgosur në një nga burgjet pranë kryeqytetit Grozni në Çeçeni.
Gazeta e pavarur ruse “Novaya”, ka publikuar një hetim enigmatik mbi kushtet e personave homoseksualë në Çeçeni. Njëqind burra homoseksual, sipas një studimi të mbështetur edhe nga ankesat e pranuara nga ILGA (Shoqata Europiane për lesbik, gay dhe transgjinorë), ku thuhet se janë ndaluar në mënyrë të paligjshme në një kamp (burg) në qytetin Argun.
Në kampin e homseksualëve, ushtrohet tortura e të gjitha llojeve, aq sa dhuna ka shkaktuar vdekjen e tre persona.
Sipas hetimeve, kjo është valë e përndjekjeje filloi që në shkurt, kur një burrë u arrestua në një gjendje të agjitacionit dhe nga celulari i tij u gjetën kontakte të ndryshme dhe fotografi të meshkujve homoseksual.
Kryeministri Ramzan Kadyrov jo ka mohuar ekzistencën e një kampi të tillë, por u shpreh se qytetarët çeçenë nuk mund të jenë homoseksualë. Shqetësuese është ajo që ai tha: “Ju nuk mund të ndaloni dhe të ndiqni penalisht njerëzit që thjesht nuk ekzistojnë në Republikën Çeçene”.
Për të shpëtuar nga torturat, është e nevojshme për të kryer punën e denoncimit, ryshf me shuma të mëdha parash.
Burimi: Leonardo.it News/R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

