La shkollën për gazetarinë. Lideri katalanas që shpërqëndroi BE-në
Carles Puigdemont është politikani spanjoll dhe ish-gazetari i cili ditët e fundit me kërkesën për të shpallur pavarësinë e Katalunjës, vendi të cilin ai e udhëheq është në qendër të mediave kudo në botë, edhe këtu tek ne. I lindur në vitin 1962, më 29 nëntor, në Amer, karriera e hershme e 54 vjeçarit ka qenë e fokusuar në fushën e gazetarisë, duke shkruar artikuj në gazeta të ndryshme lokale.
Më vonë, ai u bë drejtor i Agjencisë së Lajmeve katalanase. Si një mbështetës i Konvergjencës dhe Bashkimit nga vitit 1983 deri në vitin 2016, ai filloi karrierën politike në vitin 2006 ku u zgjodh deputet në Parlament duke përfaqësuar partinë CIU. Në vitin 2011, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Gironas, ku jetoi prej vitesh, pasi fitoi zgjedhjet komunale të mbajtura në të njëjtin vit. Katër vjet më vonë ai u bë presidenti i ri i Asociacionit të Komunave për Pavarësi.
Kjo pasoi një marrëveshje të kryer midis partive Together for Yes dhe CUP, në të cilën u njoftua se ai do të zëvendësonte Artur Mas si president i Katalonjës në këmbim të një garancie të stabilitetit parlamentar për Qeverinë e tij. Më 14 janar ai paraqiti Qeverinë e tij të re.
I biri i Xavier Puigdemont i Oliveras dhe Nuria Casamaji i Ruiz, ai është i dyti nga tetë vëllezërit të cilët kishin një biznes familjar të prodhimit të ëmbëlsirave. Megjithëse familja e tij nuk lidhet drejtpërdrejt me politikën, gjyshi i tij dhe xhaxhai i tij Josep Puigdemont ishin kryetarë të bashkisë Amer. Në moshën 16-vjeçare ishte një gazetar i gazetës Diari de Girona, ku merrej me lajme sporti dhe të fushave të tjera. Ai studioi filologjinë katalanase në Universitetin e Girona, të cilën e la pa u diplomuar për shkak të punës së re në gazetari. Në vitin 1981 filloi të punonte për gazetën El Punt, e më vonë u bë kryeredaktor.
Gruaja e tij, Marcela Topor është një gazetare rumuno-spanjolle. Së bashku kanë dy fëmijë. Puigdemont flet anglisht, frëngjisht dhe gjuhën rumune, pa përmendur edhe gjuhën katalanase dhe spanjolle.
KOHA JONË SONDAZH

