Lagu këmbësoren, shoferi gjobitet me 5000 paund
Të lagësh një person në rrugë kur kalon me makinë dënohet me gjobë, një gjobë që ndoshta nuk ta mban xhepi.
Një rast i tillë ka ndodhur dhe me një shofer në Britani i cili kaloi qëllimisht afër një pellgu ndërkohë që një vajzë po ecte në trotuar duke e lagur totalisht.
Por shoferi nuk ishte në dijeni që e gjithë ngjarja po filmohej me kamer nga një automjet prapa i cili e denoncoi menjëherë rastin.
Në filmim duket shoferi i një makine tip Audi që futet në kundravajtje vetëm me qëllim për të lagur vajzën por ky veprim i ka kushtuar drejtuesit të mjetit 5000 paund.
Sipas ligjit Britanik, të lagësh një këmbësor padashje gjobitesh me 100 paund, por në raste të qëllimshme gjoba është më e lartë.
Madje mbi të rëndonin dhe akuzat e drejtimit në mënyrë të papërgjegjshme ndaj dhe në kundërvajtje ndaj gjoba i shkoi 5000 paund.