LAJM I FUNDIT/ Terror në Paris, një person vret 4 policë me thikë

Një burrë me thikë ka vrarë katër oficerë në selinë qendrore të policisë në Paris, raportojnë mediat franceze.

Agresori, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, por thuhet se është anëtar i stafit, u qëllua më vonë nga policia.

Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare. Zona në ‘la de la Cité – në qendër të Parisit – është mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi vjen një ditë pasi policia hyri në grevë nër Francë për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 me kohën lokale (11:00 GMT; 12:00 BST) në oborrin e ndërtesës.

Kryeministri francez Edouard Philippe dhe Ministri i Brendshëm Christophe Castaner janë të dy në vendin e ngjarjes.

Kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo konfirmoi në Twitter se “disa njerëz” ishin vrarë në sulm, i cili ndodhi pranë vendeve të frekuentuara turistike përfshirë katedralen e Notre-Dame.

Një person tjetër u raportua gjithashtu i plagosur.

Sipas zyrtarëve të sindikatës policore, agresori punonte si pjesë e administratës së selisë së policisë.

Burimi: BBC/ Faxweb.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?