FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajm i keq për refugjatët në Francë, ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

Kryeministri i Francës Edouard Philippe, tha se në muajin shtator do të paraqesin në Parlament projektligjin i cili parashikon shkurtimin e afatit kohor të aplikimit të refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media Philippe, tha se projektligji ofron mundësi për strehim në kushte më të mira për refugjatët.
Duke vënë në dukje se e pranojnë problemin e refugjatëve në Francë, kryeministri francez tha se “aktualsiht standartet nuk janë të mira sa duhet të jenë”.

Ndër të tjera Philippe theksoi se punojnë që të reduktojnë në 6 muaj rezultatet e aplikimeve të refugjatëve dhe për të siguruar brenda dy viteve të ardhshme më shumë mundësi strehimi për refugjatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria do të ndërtojë qendra për të strehuar 4 mijë refugjatë shtesë deri në vitin 2018 dhe për 3.500 të tjerë deri në vitin 2019”, tha Philippe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?