Lajm i mirë nga Bergamo, vatër e vdekjeve nga Covid-19

Bergamo është një prej vendeve më të prekura në Itali nga koronavirusi dhe ditën e sotme ka dhënë një lajm të mirë mes ditëve më të tmerrshme se foshnja i lindur para 22 ditësh është shëruar dhe ka dalë nga spitali. Fëmija u infektua nga e ëma, ndërsa me analizat e bërë së fundmi fatmirësisht foshnja ka rezultuar e shëruar plotësisht nga Covid-19. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me Covid-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës.

 

SHKARKO APP