Lajm i mirë nga Italia, për herë të parë numri i personave të shëruar tejkalon atë të sëmurëve me COVID-19
Italia është një nga vendet më të prekur nga koronavirusi por për herë të parë në këtë shtet numri i personave që kanë mundur sëmundjen e ka tejkaluar atë të të sëmurëve.
Konkretisht Italia ka 93 245 të shëruar ndërsa janë 91 528 të tjerë që janë ende të prekur nga Covid-19. Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më tani vetëm 1333 persona janë në gjendje kritike, ndërsa të tjerët po e marrin veten.
Kryeministri Giuseppe Conte është shprehur se po punohet për një rihapje të mëtejshme, pasi sipas tij vendi nuk duhet të vazhdojë të ketë një bllokim të rreptë.
“Nuk kemi pse të vazhdojmë të mbetemi të bllokuar, ne mund të përpiqemi të vlerësojmë hapje të mëtejshme të dyqaneve”, tha Conte.
Kujtojmë se Italia ka shënuar deri më tani 29 684 viktima, nërsa në total janë infektuar 214 457 njerëz.