Lajm i mirë nga Lesbos, policia greke lëviz më në fund emigrantët në një kamp të ri
Më në fund një lajm i mirë ka ardhur nga ishulli grek i Lesbos, ku mësohet se policia ka nisur lëvizjen e emigrantëve drejt një kampi të ri.
70 oficere greke janë angazhuar për të organizuar transferimin e grave dhe fëmijëve në një kamp të përkohshëm në Kara Tepe.
Kjo është lëvizja e parë që është ndërmarrë nga qeveria greke për të akomoduar refugjatët pas zjarrit të madh që përfshiu kampin në të cilin ishin strehuar.
Autoritetet kanë thënë se rreth 1800 persona do të transferohen në kampin e ri, teksa po përballen edhe me refuzimin për të lëvizur nga shumë prej refugjatëve. Ata shpresojnë që të mund të emigrojnë ndërkohë drejt Gjermanisë apo ndonjë vendi tjetër europian.
Më herët Gjermania u tregua e gatshme për të strehuar më shumë se 1500 persona.