Lajm shpresëdhënës nga Spanja: Për herë të parë ulet numri i rasteve me Covid-19

Two health workers stand outside La Paz hospital in Madrid on March 23, 2020 amid a national lockdown to fight the spread of the COVID-19 coronavirus. - The coronavirus death toll in Spain surged to 2,182 after 462 people died within 24 hours, the health ministry said. (Photo by PIERRE-PHILIPPE MARCOU / AFP) (Photo by PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP via Getty Images)

Një lajm shpresëdhënës vjen nga Spanja. Sipas autoriteteve shëndetësore në vend, numri i pacientëve në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) për shkak të koronavirusit ka rënë nga 15% në 13% në ditët e fundit.

”Megjithëse ulja është e vogël, ajo jep disa shpresë se problemi është duke u përmbajtur,” tha Fernando Simón, drejtor i Qendrës Spanjolle Koordinuese për alarmet e shëndetit dhe emergjencave.

Simón tha se është rritur numri i i pacientëve të shëruar 3,355, që tani përfaqëson 10% të të gjitha rasteve, shkruan CNN.

Ai gjithashtu dha një pasqyrë në profilin e atyre që kanë vdekur nga virusi: 87% ishin më të vjetër se 70 vjeç, “i cili pritej dhe shkon në përputhje me normën e vdekshmërisë normale të vendit tonë”.

“Ne e dimë se të gjitha grupet mund të preken, por një nga më të prekurit janë personat 70 vjeç, gjë që e prisnim”, tha ai.

Deri më tani në Spanjë janë shënuar 2,182 viktima dhe 33,089 raste me Covid-19.

SHKARKO APP