Lajme jo të mira nga Italia, rritet numri i rasteve dhe viktimave

Lajme jo të mira vijnë nga Italia. Shteti fqinj ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 31368, që do të thotë janë 262 viktima në 24 orët e fundit. Rastet të reja janë 992 duke e çuar në 223096 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 115288, ndërsa 855 janë në gjendje kritike. Numri i rasteve aktive është 76440 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 300220. Nga dje numri i viktimave është rritur, po ashtu edhe numri i rasteve ka pësuar një rritje të lehtë.

SHKARKO APP