Lajmet e stërgjata për vdekjen e Princit, BBC merr 110 mijë ankesa

Rrjeti i njohur i lajmeve BBC, konfirmon se ka marrë ekzaktësisht 109741 ankesa nga publiku për kohën e gjatë televizive që mori mbulimi i vdekjes së Dukës së Edinburgut.

Korporata anuloi disa nga programet e parashikuara për t’i kushtuar më shumë rëndësi lajmit të vdekjes së Princit Philip, i cili ndërroi jetë të premten e kaluar në moshën 99-vjeçare.

Programet “EastEnders” dhe finalja e “MasterChef” u zëvendësuan nga një edicion i zgjeruar lajmesh, ndërsa BBC Four u hoq nga transmetimi. BBC reagoi ndaj këtyre ankesave duke u sqaruar se vdekja e Princit ishte një ngjarje që kishte interes të madh kombëtar dhe ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?