Lajmi Historik/SHBA-ja do pranojë ekzistencën e Alienëve para vitit 2017?

Zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane thuhet se po ruajnë një sekret se të huajt ekzistojnë dhe janë gati për ta publikuar atë që ata dinë. Steve Bassett, i vetmi lobist i regjistruar në çështjen e UFO-s në SHBA, sot pohoi në një deklaratë se ka qenë në kontakt me një burim të qeverisë, ku ka thënë se sekreti mbi alientët mund të dalë nga Presidenca e Obamës.

Në një deklaratë ai ka thënë se:”Dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve të Hillary Clinton, një grup që merret me kërkimin e jashtëtokësorëve (PRG) ka marrë një mesazh nga një burim brenda bashkësisë ushtarake/të zbulimit të PRG, mbi këtë plan”.

Dhe ky mesazh është: “Personat të cilët janë drejtpërdrejt të përfshirë në menaxhimin e çështjeve jashtëtokësore duan të zbulojnë nën presidencën e Obamës të vërtetën mbi ekzistencën e jashtokësorëve”.

Burimi thotë se grupi kishte shpresuar që zonja Clinton do të zbulonte të vërtetën në qoftë se ajo do të ishte zgjedhur Presidente, si ajo e kishte kaluar fushatën në vitin e fundit për të arritur këtë qëllim. Një plan që nuk i solli fitore Clinton, një stategji e shkuar dëm.

Deklarata vazhdoi:”Ajo që po ndodh këtu në PRG, është se do të zbulohet prania e jashtëtokësore ndaj popullit amerikan (dhe botës). Klintonët tani kanë një zgjedhje për ta bërë me përmasa historike. Një stuhi do të detyrojë Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë për të arritur mirëkuptimin e nevojshëm të lejuar nga Barack Obama”.

Burimi thotë se lajmi i paimagjinueshëm mund të dorëzohet që javën e parë të Janarit të 2017.

“Nuk do të ketë kohë për të përgatitur agjencitë e ndryshme qeveritare për angazhimin e medias dhe publikut. Pastaj Presidenti i ri do të shprehet me një status relativisht të qëndrueshëm dhe të organizuar pas publikimit të lajmit. Me këtë, PRG-ja do të pohojë zbulimin pas 6 janar 2017 si një opsion i përgjegjshëm i Presidencës Barack Obama”.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP