Lajmi i mirë nga Covid-19, 44 milion të shëruar në mbarë botën
Ndonëse shifrat nga Covid-19 në të gjithë botën janë të larta, lajmi i mirë është se 44 milion njerëz e kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës. “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 44.027.478 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.
4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona. Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (8.889.585), SHBA (8.223.391) dhe Brazil (5.601.804), ndërsa më pas radhiten Rusia (1.863.467), Argjentina (1.257.227) dhe Kolumbia (1.210.489).
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 63,6 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1,47 milion të vdekur. Në mbarë botën janë 18.136.276 raste të cilat ende janë në trajtim.