FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lakuriqi i natës kafshon një burrë, infektohet nga tërbimi e përfundon në spital

Në kantonin Neuchatel (Neuenburg) në Zvicër një person është kafshuar nga një lakuriq dhe është infektuar me virusin e tërbimit, që e kishte pasur gjitari në fjalë. Ai e kishte gjetur lakuriqin e dobësuar dhe të çorientuar në një trotuar dhe pas errësimit, kishte dashur ta lëshonte të lirë, në natyrë, shkruan srf.ch. Por kafsha e ka kafshuar njeriun.

Pak më pas lakuriqi ka ngordhur ndërsa me rastin e kontrollimit është konstatuar se ka qenë i tërbuar, transmeton albinfo.ch. Menjëherë, edhe personi i kafshuar është marrë menjëherë për trajtim të sëmundjes së tërbimit, në spitalin e Neuchatelit.

Bëhet fjalë për një rast të izoluar, thonë në spitalin e Neuchatelit. Kjo për faktin se tërbimi prej kohësh në Zvicër konsiderohet sëmundje e zhdukur. Megjithatë, te lakuriqët kjo sëmundje ndodh të shfaqet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Udhëheqësi i qendrës zvicerane kundër tërbimit, Reto Zanoni ka thënë për radion SRF se edhe te lakuriqët kjo sëmundje është tepër e rrallë. Gjatë 40 viteve të fundit në Bernë janë kontrolluar afër 1000 lakuriqë nga të cilët vetëm 4 e kanë pasur këtë sëmundje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rastet kur sëmundja e tërbimit shpërthen te njeriu pas infektimit, ajo përfundon me vdekje. Tërbimi mund të pengohet vetëm në mënyrë preventive. Ndërsa pas kafshimit, njeriut i mbetet vetëm edhe pak kohë që të trajtohet nga mjekët, para se virusi të përhapet në trup dhe të bëjë punën e vet. Për këtë arsye, menjëherë pas kafshimit duhet paraqitur menjëherë te mjeku ose në qendrën përkatëse kundër tërbimit, thotë Zanoni. Ndërsa ai këshillon njerëzit të mos prekin kafshët për të cilat dyshohet se mund të jenë të infektuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?