Lavde për Erdoganin, Rusia: Lider i kalibrit të ndryshëm
Zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov ka vlerësuar figurën e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan duke u shprehur se ai është një lider i kalibrit të ndryshëm dhe se është i gtashëm të ndjekë politikë të pavaruar nga vendet e treta.
“Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan është një lider i kalibrit të ndryshëm i cili pavarësisht presionit të jashtëm, me veprimet e tij tregon se është i gatshëm të ndjekë një politikë jo sipas udhëzimeve të vendeve të treta, por në përputhje me aspiratat e popullit të tij”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë.
Ai bëri vlerësime lidhur me punimet për projektin e Moskës dhe Ankarasë për qendrën e shpërndarjes së gazit natyror në Türkiye. Sulmet në tubacionin e “Rrjedhës Veriore” vitin e kaluar, Syromolotov i cilësoi si “akt terrorist” dhe theksoi se vendet e Bashkimit Evropian (BE) të cilat janë klientë të Rusisë, u privuan nga mundësia për të blerë mallrat bazë që kanë nevojë për aktivitetet e tyre ekonomike.