Lavrov: Fazë e re e operacionit special në Ukrainë. Po prekim vetëm bazat ushtarake, jo civilët

MOSCOW, RUSSIA – FEBRUARY 21, 2022: Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov looks on during a meeting with his Syrian counterpart Faisal Mekdad at the reception house of the Russian Ministry of Foreign Affairs in Spiridonovka Street. Russian Foreign Ministry/TASS Ðîññèÿ. Ìîñêâà. Ìèíèñòð èíîñòðàííûõ äåë ÐÔ Ñåðãåé Ëàâðîâ âî âðåìÿ âñòðå÷è ñ ìèíèñòðîì èíîñòðàííûõ äåë Ñèðèè Ôåéñàëîì Ìèêäàäîì â Äîìå ïðèåìîâ ÌÈÄ ÐÔ íà Ñïèðèäîíîâêå. Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ

Rusia po fillon fazën tjetër të një operacioni special në Ukrainë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për India Today , cituar nga Interfax .

Ky operacion do të vazhdojë, faza tjetër e këtij operacioni po fillon. Kam besim se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë operacionit special“., tha Lavrov.

Ai vuri në dukje se operacioni rus synon çlirimin e plotë të republikave të Donetskut dhe Luhansk. Lavrov sqaroi se Rusia nuk do që të ndryshojë regjimin në ukrainë.

Ministri shtoi se trupat ruse gjatë operacionit special në Ukrainë veprojnë vetëm kundër infrastrukturës ushtarake dhe jo kundër civilëve.

“Duke folur për popullatën civile dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, normat e saj, mund t’ju siguroj edhe një herë se ushtria jonë po vepron kundër infrastrukturës ushtarake dhe jo kundër civilëve”, tha ai.

SHKARKO APP