Lavrov ka një mesazh për Ballkanin: Vlerësojini vetë kushtet për të qenë anëtarë të BE…

Rusia nuk sheh probleme në qëllimet e vendeve të Ballkanit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Por kreu i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, thotë se këto vende, pa presion të jashtëm, duhet të vlerësojnë nëse parakushtet e Unionit u përgjigjen interesave të tyre kombëtare.

“Nuk shohim kurrfarë probleme në atë që shtetet ballkanike dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, ato duhet vetë, pa presion të jashtëm, të vlerësojnë se sa parakushtet e propozuara për anëtarësim në BE u përgjigjen interesave të tyre kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, aspiratat e shteteve ballkanike për eurointegrimin nuk duhet të paraqesin pengesë për bashkëpunimin e tyre me vendin tonë. Nëse ekziston dëshirë, çdoherë mund të gjendet formë e pranueshme e ndërsjelltë bashkëpunimi”, deklaroi Lavrov në një intervistë për revistën bullgare “Marrëdhëniet ndërkombëtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?