Lavrov: Një numër vendesh në rritje e shohin Rusinë si garant i stabilitetit

“Diplomacia ruse vazhdon të punojë për të mbrojtur interesat e Rusisë dhe për të krijuar kushtet e jashtme më të favorshme të mundshme për të garantuar sigurinë, si edhe për të nxitur zhvillimin dhe prosperitetin e qytetarëve të saj. Ky është një prioritet absolut për ne”.

Një deklaratë të tillë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov e ka bërë gjatë një fjalimi të mbajtur para Dumës, duke vlerësuar faktin se ky vend e ka parë gjithmonë diplomacinë parlamentare si një pasuri të rëndësishme dhe efektive për zbatimin e politikës së jashtme të Rusisë, por edhe rritjen e besimit e mirëkuptimit të ndërsjellë në çështjet ndërkombëtare. Më tej, sa u përket këtyre të fundit që janë në rendin e ditës, Lavrov vlerësoi se vëmendja e Rusisë është përqendruar në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, për arsye të kuptueshme sipas tij, sepse një vakum i rrezikshëm i pushtetit është zhvilluar atje si pasojë e eksportimit të demokracisë.

“Thelbi i masave që po ndërmerren nga Rusia në bashkëpunim me vendet e tjera është i njohur mirë. Unë nuk do të flas për to në mënyrë të detajuar. Por do të them vetëm se lufta kundër terrorizmit nuk mund të jetë efektive pa rivendosjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe pa gjetjen e një zgjidhje të efektshme paqësore të konflikteve të shumta atje, duke përfshirë ato në Siri, Irak, Libi e Jemen. Ne po e forcojmë bashkëpunimin tonë me Turqinë, Iranin dhe vende të tjera në rajon për të rënë dakord mbi aspektet akute të krizës siriane. Përpjekjet tona të koordinuara, në radhë të parë ato të ushtarakëve tanë, kanë ndihmuar çlirimin e Alepos nga ekstremistët dhe pastaj të vendosin një armëpushim të bazuar në marëveshjen e 29 dhjetorit 2016”, tha Lavrov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa referuar çështjes së Ukrainës, kryediplomati rus tha se “vazhdojmë të alarmuar nga situata në lindje të saj”. Pengesa më e madhe për zgjidhjen e krizës së brendshme të Ukrainës sipas tij, është mungesa e vullnetit, si dhe kokëfortësia së autoriteteve të Kievit për të respektuar angazhimet e arritura në Minsk gati dy vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pjesa më e madhe e komunitetit të huaj bën thirrje për ta bërë jetën ndërkombëtare më demokratike. Kjo shpjegon edhe mbështetjen në rritje për qasjet jo-ideologjike mbi punën shumëpalëshe dhe kolektive të propozuar nga Rusia. Një numër vendesh në rritje e shohin Rusinë si garant i stabilitetit dhe qendrën tërheqëse për ata që duan ta zgjedhin vetë të ardhmen e tyre”, apeloi ministri i Jashtëm rus. Për të përfunduar me faktin se vizioni i Rusisë është i përditësuar në Konceptin e Politikës së Jashtme që u miratua nga Presidenti Vladimir Putin në nëntor të vitit 2016.

“Në bazë të rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe rolit qendror të luajtur nga Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i saj të Sigurimit, dokumenti thekson nevojën për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin. Koncepti thekson pjesëmarrjen proaktive të Rusisë në kuadrin shumëpalësh, duke përfshirë edhe bashkimin e Shtetit të Rusisë e Bjellorusisë, të EAEU, të CSTO, të CIS, BRICS, SCO dhe G20, duke përcaktuar vazhdimësinë me parimet themelore të tilla si angazhimi i Rusisë në një politikë pragmatike, të pavarur dhe të shumëanshme të jashtme që kanë rezultuar të efektshme”, përfundoi Lavrov.

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?