Le Pen nën akuzë për “shpërdorim besimi” në çështjen e punësimeve fiktive të asistentëve të saj

Çështja sa vjen e ngushtohet rreth presidentes së Frontit Kombëtar (FN), partia e ekstremit të djathtë francez. Marine Le Pen u akuzua sot për “shpërdorim të besimit” në hetimin për asistentët parlamentarë të eurodeputetes së FN.

“E thirrur gjatë pasdites nga gjyqtarë të sektorit financiar në Gjykatën e Parisit përgjegjëse për këtë çështje hetimore, Marine Le Pen e moshës 48-vjeçare lëshoi një deklaratë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve siç e detyron ligji”, njoftoi për median avokati i saj, Rodolphe Bosselut.

Bosselut shtoi se klientja e tij kishte depozituar një ankesë “prej së hënës” kundër kësaj aktakuze që në këndvështrimin e saj shkel parimin e ndarjes së pushteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kandidatja humbëse në presidencialet franceze, e zgjedhur eurodeputete në 2004, është nën akuzë për “shpërdorim besimi” në cilësinë e deputetes evropiane nga viti 2009 deri në 2016 për përdorim të fondeve evropiane në rrogat e derdhura për llogari të shefes së kabinetit të FN-së, Catherine Griset dhe truprojes së saj Thierry Légier”, bëri të ditur një burim gjyqësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?