Lë shoqen në makinë duke u djegur dhe ikën me taksi

Një i ri e la shoqen që të digjej deri në vdekje, ndërsa mori një taksi dhe u largua me shpejtësi në autostradë për në spital.

I riu kishte pësuar lëndime të vogla, por në makinën e aksidentuar ndodhej edhe një vajzë e quajtur Harleen Kaur Grewal, e cili humbi jetën.

Saeed Ahmed, 23 vjeç, u përfshirë në një aksident me makinën Infiniti G35 në një nga autostradat e Nju Jorkut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ahmedi arriti t’i shpëtojë automjetit pasi u përfshi flakët, por mikesha e tij, Harleen Grewal, 25 vjeçe, mbeti e bllokuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani 21-vjeçari Waheed Ahmad ka mbrojtur veprimet e vëllait të tij.

Duke folur për “New York Post”, Waheed tha: “Ai nuk u largua nga vendi i ngjarjes dhe humbi telefonin e tij në makinë dhe ishte i paaftë për të thirrur ambulancën”.

“Ai u përpoq që ta nxirrte jashtë. Kështu i dogjën duart, këmbët dhe qafa.

“Ai nuk mundi ta nxirrte jashtë, zjarri u bë shumë i çmendur, duke djegur kaq shpejt”.

Viktima

Saeed Ahmed,

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?