Legalizohet hashashi në Ilinois

Zyrtarët në Ilinois të SHBA-së kanë vendosur të presin ditën e parë që vitit që vjen për të legalizuar përdorimin e marijuanës rekreative. Në 1 janar, përdoruesve të saj po u bëhet praktikisht një dhuratë për festa.

Duke filluar nga kjo datë, personat 21 vjeç e lart në Ilinois do të jenë në gjendje të blejnë ligjërisht deri në 30 gram lule marijuane, 5 gram koncentrat marijuane, ose 500 gramë produkte ku është përfshirë THC, siç janë ato të ngrënshme. Këto blerje mund të bëhen në çdo tregtar të licensuar të këtij shteti.

Konsumatorët e kanabisit pritet të vërshojnë në atë pjesë të vogël dyqanesh të licensuara në Çikago në ditën e Vitit të Ri. Në zonën veriore të qytetit, një tregtar shiti 250 dollarë bileta për klientët që donin të ishin të parët në radhë kur dyqani i tij të çelej mëngjesin e së mërkurës së ardhshme. Një tjetër dyqan, Dispensary 33, i cili ndodhet në qendër, do të përdorë një sistem lajmërimi për klientët që do të jenë duke pritur në barin ngjitur.

“E gjithë lagjja po bashkohet në festë … do të jetë një botë krejt e re në Cikago në 1 janar,” tha menaxherja Abigail Watkins, duke përmendur faktin që shumë biznese në lagje po ofrojnë speciale dhe marrëveshje për të festuar këtë ditë të konsideruar të veçantë për ta.

SHKARKO APP