Lehtësohen masat anti-Covid në Maqedoninë e veriut, hapen restorantet dhe palestrat, ora policore zhvendoset në 00:00
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme, ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës, që ora policore të fillojë në ora 00:00 dhe të zgjasë deri në ora 04:00.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme është vendosur që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 23:30 minuta, të rikthehen organizimit e ngjarjeve kulturore, por me kufizime për pjesëmarrje, ndërkaq të fillojnë me punë edhe Qendrat e fitnesit.
Lehtësimi plotësues i masave vjen pas rënies së theksuar të numrit të rasteve të reja me Covid-19. Këto vendime të Qeverisë do të hyjnë në fuqi prej ditës së nesërme, e mërkurë 12.05.2021.