Lehtësohen masat, britanikët shijojnë lirinë. Mbushen baret dhe restorantet, por kujdes! Paralajmërimi i fortë i ekspertëve
Kjo e hënë shënon një cikël të ri për jetesën e qytetarëve britanikë, të cilët prej muajsh, janë përballur me një izolim të fortë, duke u privuar madje edhe nga takimi i personave të dashur.
Nga sot britanikët do të lejohen të përqafohen, takohen, e të frekuentojnë ambientet e mbyllura në grupe deri në 6 persona.
Pubet, kafenetë e restorantet ofrojnë shërbimin e tyre edhe na ambientet e brendshme. Lajm i mirë është që këtë të hënë, rinisin dhe fluturimet ndërkombëtare. Lehtësimi i masave është shfrytëzuar në maksimum nga qytetarët britanikë, pasi një ditë më parë, krijuan radhë të gjata njerëzish në lokale e pube, duke konsumuar alkool e u argëtuar.
Megjithatë përtej masave të marra ekspertët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, ndërsa përhapja e variantit të zbuluar në Indi mund të vonojë rihapjen e madhe të parashikuar në 21 qershor.