Lëkundje të forta tërmeti në Kretë
Në Greqi mëngjesin e kësaj të diele janë regjistruar lëkundje të forta sizmike, të cilat kanë qenë me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rihter. Lëkundjet janë regjistruar në Kretë.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës , lëkundjet janë regjistruar në zonën detare në jug të ishullit, me thellësi 17.5 kilometra, 76 kilometra në jug-juglindje të fshatit Zakros, në prefekturën e Lassithit të Kretës.
Nga të dhënat e para nuk rezulton se ka pasur dëme në njerëz apo materiale, por lëkundjet e forta kanë alarmuar banorët e ishullit, duke bërë që të braktisin shtëpitë e tyre.