Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka shkundur pasditen e sotme (21 Dhjetor) Greqinë. Epiqendra u raportua se ishte në zonën e Thermos, në Etoloakarnanisë të Patras.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet afërsisht 5 kilometra në veriperëndim të Thermos, ndërsa thellësia fokale është afërsisht 18 kilometra.
Tërmeti, i cili ndodhi pak para orës 18:30 me orën greke (17:30 me atë shqiptare), është ndjerë në shumë zona të Aitoloakarnanisë, Akaisë dhe Fokidës.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 38 km në veriperëndim të Patrës. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.