Letra e fundit e të dënuarit me vdekje, tronditëse por me një mesazh të vërtetë
“Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas. Djali yt kriminel, doja t’ju kujtoj se: Kush refuzon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton t’i bërtasë. (Proverba 13:24)”
Jeta është e shenjtë. Ka momente që reflektimi apo izolimi, bën që ta vlerësosh më shumë atë, ajrin e lirë! Por, nëse je në momentet e jetës, për cfarë duhet të mendosh?
Për një të dënuar me vdekje, i cili ishte në pritje të ekzekutimit, kërkoi si dëshirë të fundit një laps dhe një letër. Të cuditur nga kjo kërkesë, e cila më pas pushtoi portalet në botë, pasi në të u shkruajt për disa minuta, një mesazh i madh.
I dënuari thirri rojen dhe i kërkoi që atë letër t’ia dorëzonte mamasë së tij.
Letra e cila ka një mesazh të qartë e të drejtëpërdrejtë, ju drejtohet prindërve, që ata të sillen ndryshe, të mos i plotësojnë cdo tekë, e që të dënojnë fëmijën atëherë kur e ka gabim.
Letra nis me këtë mesazh
Mama nëse do kishte drejtësi në këtë botë do të ishim të dy të dënuar jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje je fajtore edhe për jetën që do humb. E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur?
Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte. E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit? I shpenzove me mua në qendrën tregtare. E mban mend kur u zure me babain dhe ai u largua?
Ai donte të më korigjonte sepse në vend që të studioja , kopjova në provim…dhe në fund më përjashtuan nga shkolla. Ti u ktheve kundër babait mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mama unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.
Mama, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korigjohej jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë unë të fal. Kërkoj vetëm diçka nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.
Mesazhi i fundit, mbetet i rëndë, pasi në të lexohet se: “Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas. Djali yt kriminel, doja t’ju kujtoj se: Kush refuzon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton t’i bërtasë. (Proverba 13:24)”