Letra që mund të ndalojë luftën, dhe atë do ta lexojë presidenti kinez. Dorëzimin e bën Zonja e Parë

Gruaja e presidentit ukrainas, Olena Zelenska, nuk shkoi në Davos veç për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Bashkëshorti i saj, presidenti Volodymyr Zelensky i besoi një detyrë që mund të çojë në përfundimin e luftës. Ajo ka një letër që përmban kërkesat e Ukrainës për të hyrë në negociata me Rusinë.

As ajo nuk e di se çfarë shkruhet saktësisht në letër dhe presidenti kinez, Xi Jinping do të jetë i pari që do ta lexojë atë. E gjithë bota po pret me padurim një përgjigje për dy pyetje, çfarë kërkon Zelensky dhe pse po i drejtohet Xi Jinping?

Zelenska do t’ia dorëzojë letrën anëtarit më të rëndësishëm të delegacionit kinez, zv/kryeministrit të vendit, Liu He, në mënyrë që më pas t’ia dorëzojë Xi Jinpingut.
Më pasi ai do të diskutojë përmbajtjen e letrës me presidentin rus, Vladimir Putin.

Përshkak se Ukraina është nën sulme të vazhdueshme ruse, mediat amerikane raportojnë se kushti bazë për çdo bisedimet është ndalja e bombardimeve.

SHKARKO APP