Lëvizja e rrallë e Papës
Në një lëvizje të paprecendentë, Papa Françesku caktoi një avokate italiane në një pozicion drejtues në zyrën më të rëndësishme të Vatikanit, sekretariatin shtetëror. Është hera e parë që një grua merr një post të tillë në Selinë e Shenjtë. 66-vjeçarja Francesca Di Giovanni, do të jetë zëvendëssekretare për çështjet multilaterale, një rol që e ngarkon me përgjegjësinë të drejtojë dikasterin e koordinimit të marrëdhënieve të Vatikanit me OKB-në dhe organizata të tjera ndërqeveritare.
Papa argjentinas ka kërkuar me kohë që grave t’u jepen role më të mëdha vendimmarrëse në Selinë e Shenjtë dhe në Kishën katolike në përgjithësi. Për Di Giovanin, ky vendim në vetvete dëshmon vëmendjen që Françesku i kushton rëndësivlerësimit të femrës. Ajo u pajtua plotësisht me qëndrimin e tij se gratë kanë disa aftësi të caktuara si paqeruajtëse, ndërmjetësuese shëruese.
“Shpresoj që edhe vetë fakti që jam grua mund të reflektojë pozitivitet për këtë detyrë, pavarësisht nëse disa zotësi të caktuara i gjen po kaq mirë edhe kolegët e mi meshkuj”, u shpreh ajo. Ka disa gra të tjera në zyrat e Vatikanit, duke përfshirë nënsekretaren e kongregacionit të Vatikanit për urdhrat fetarë dhe dy nënsekretare në zyrën për laicizmin.