FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIBAN – Townsend: Sulmi në Raka parashikon t’i japë një goditje vendimtare Shtetit Islamik

Sulmi i ndërmarrë sot nga një aleancë e luftëtarëve arabë dhe kurdë në Raka, bastion i grupit të Shtetit Islamik në Siri, parashikon t’i japë një goditje vendimtare grupit xhihadist të Shtetit Islamik, deklaroi sot koalicioni antixhihadist drejtuar nga Uashingtoni.

Duke paralajmëruar se beteja do të jetë e gjatë dhe e vështirë, gjenerali amerikan, Steve Townsend, i cili drejton forcat e koalicionit ndërkombëtar ka theksuar në një komunikatë se ofensiva do t’i japë një goditje përfundimtare kalifatit të Shtetit Islamik.

Forcat demokratike siriane (FDS), mbështetur nga Uashingtoni, njoftuan sot fillimin e sulmit kundër Rakas, shtatë muaj pasi ndërmorën një ofensivë me përmasa të mëdha që u mundësoi atyre të rimarrin shumë rajone në pjesën veriore të Sirisë dhe t’i rrethojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjenerali Townsend shtoi se ofensiva ishte ndërmarrë në kuadër të një beteje më të gjerë kundër Shtetit Islamik, që ka marrë përsipër disa sulme të përgjakshme në rajon, por gjithashtu dhe në Evropë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?