Liberia ndalon gjymtimin gjenital të femrave
Udhëheqja e Liberisë në largim, Ellen Johnson Sirleaf nënshkroi një urdhër ekzekutiv javën e kaluar duke ndaluar për 12 muaj praktikën mizore të gjymtimit gjenital të femrave (FGM), por ka gjasa që moratoriumi të mos zbatohet.
Sirleaf, presidentja e parë femër në Afrikë, ia dorëzoi pushtetin ish-yllit të futbollit dhe presidentit të zgjedhur George Weah më 22 janar, duke nënshkruar ligjin për dhunën në familje si një nga aktet e saj përfundimtare si kreu i shtetit. Ky veprim nuk është publikuar gjerësisht në Liberi, siç ndodhi në prag të inaugurimit të Weah.
“Ligji në vetvete nuk është mjaft i fortë për të penguar komunitetet nga praktika e FGM. Nëse dikush është shpallur fajtor, një gjykatës ose mund të përcaktojë këshillimin ose një gjobë si dënim për autorët”, tha ajo.
Ndalimi i përkohshëm e konsideron shkelje aktin tek femrat nën moshën 18 vjeçe dhe kërkon pëlqim të qartë tek më të rritura. Rreth 200 milionë vajza dhe gra të gjalla sot janë prerë në 30 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
KOHA JONË SONDAZH

