Libi/Vijojnë tensionet, 30 persona të vdekur

Në Tripoli të Libisë situata është e rënduar, ku forcat qeverisëse po përballen me ushtrinë e gjeneralit Khalifa Haftar. Në sulmin e orëve të vona të së shtunës ndërmarrë nga forcat e tij humbën jetën 30 persona, ndërkohë që 33 të tjerë mbetën të plagosur. Lajmin e konfirmon një zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar, pjesë e të cilit është edhe Turqia me një numër të madh ushtarësh në vend. Ankaraja zyrtare reagoi mbi ngjarjen nëpërmjet një deklarate ku shkruhet se është e nevojshme ndërhyrja urgjente e komunitetit ndërkombëtar për të izoluar ndihmën ndaj gjeneralit Haftar dhe ushtrisë së tij në mënyrë që të marrë fund edhe situata e luftës në Libi.

SHKARKO APP