Liderët nga Europa që vijnë sot në Tiranë për samitin e BE-së, i pari vjen kryeministri…
Tirana nesër do të jetë kryeqendër e Europës dhe e medias të huaj. Nesër (e martë) do të mbahet për herë të parë, samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor, ku do të jenë 27 liderë nga Europa.
Siparin e mbërritjes për të marrë pjesë në samit e ka hapur kryeministri kroat Andrej Plenković dhe Charles Michel, president i Këshillit Europian.
Po ashtu sot pasdite edhe gjatë darkës, pritet të mbërrijnë Presidenti i Hungarisë, presidenti Qipros, presidenti i radhës i Bosnjë- Hercegovinë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Komisioneri për Zgjerimin e BE, kryeministri i Maqedonis së Veriut, kryeministri Portugalisë dhe kryeministri i Irlandës.
Janë 44 delegacione që do të formojnë këtë samit, i cili do të mbahet nesër nga ora 10:00, samit ky i pari që do të zhvillohet në Tiranë.