Lidhet dhe rrihet barbarisht nga turma, vdes gruaja me aftësi të kufizuara

Një grua me aftësi të kufizuara është lidhur  dhe më pas është rrahur për vdekje nga një turmë pasi u akuzua se kishte rrëmbyer një fëmijë.

Otera Bibi jetonte me prindërit e saj por ishte larguar nga shtëpia e saj dhe shkoi në një fshat të largët në Bengalin Perëndimor, Indin të martën e kaluar. 42-vjeçarja ishte ndalur afër një lokali prej druri në fshat dhe pronari i saj Dilip Ghosh  mendoi se ajo donte të rrëmbente vajzën e tij 10-vjeçare.

Një turmë e zemëruar e sulmoi Oteran pas përhapjes së thashethemit. Ata e lidhën dhe i gjuajtën me shkopinj dhe durë. Më pas banorët i grisën rrobat dhe i qethën flokët ndërsa e rrihnin pa mëshirë sipas dëshmitarëve në fshatin Mithipur-Panagarh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Otera u mundua që të vërtetonte pafajësinë e saj por sulmuesit nuk e kuptuan se çfarë ajo donte të thoshte. Policia mbërriti më vonë dhe nxitoi që ta dërgonte gruan në spital por ajo vdiq nga plagët e marra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ndaloi disa fshatarë për t’u marrë në pyetje, por deri më tani askush nuk është akuzuar për vdekjen e saj, raporton Daily Mail.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?