Ligji kundër LGBT/ Kryeministri holandez kundër Hungarisë: S’ka më punë në BE
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, kritikon qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit homoseksual.
Ligji të cilin Parlamenti hungarez e miratoi më 15 qershor, ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.
Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit. ”Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE”, tha Rutte, duke arritur në një samit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.