Lija e majmunit, EMA: Jo urgjencë shëndetësore, veç masë paraprake

Pas Covid-19, bota po shqetësohet shumë për linë e majmunit, por kryetari i strategjisë së vaksinimit të EMA-s (Agjencia Evropiane e Barnave), Marco Cavaleri thotë se nuk është urgjencë shëndetësore.

“Një pikë kyçe për linë e majmunëve është se ne po veprojmë paraprakisht, për të siguruar mundësitë e parandalimit dhe trajtimit nëse është e nevojshme. Kjo nuk është një emergjencë e shëndetit publik për momentin.

Edhe pse shpërthimi i lisë së majmunëve është i pazakontë, është qetësuese që shumica e pacientëve kanë pasur simptoma të lehta dhe janë shëruar pa trajtim. Është një virus jashtëzakonisht i ndryshëm nga Sars-Cov-2, duke u nisur nga fakti se nuk transmetohet lehtë mes njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?