Lind binjakët katër muaj pas vdekjes klinike

Një 21-vjeçare, e cila kishte vdekur klinikisht në javën e 9-të të shtatzënisë, pas një hemorragjie në tru, është mbajtur gjallë me anë të aparaturave edhe 4 muaj, derisa ka lindur 2 binjakët që ajo priste. Pavarësisht se nuk kishin më shpresa që ajo të rikthehej në jetë, mjekët vendosën që përmes aparaturave të mbanin në funksion normal trupin e saj, pasi evidentuan rrahje normale të zemrës së dy binjakëve që ajo priste. Ajo përfundoi në gjendje klinike tetorin e vitit të kaluar dhe mjekët e mbajtën gjallë derisa binjakët ishin mjaftueshëm të shëndetshëm që të shkëputeshin nga trupi i nënës së tyre. Por binjakët nuk janë të vetmet jetë që mjekët shpëtuan. Pas fikjes së aparaturave që mbanin gjallë 21-vjeçaren, zemra dhe veshka e saj u dhuruan për të shpëtuar edhe dy jetë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?